Site icon Telegrafi

Buffon mes lotësh konfirmon largimin nga kombëtarja: Kemi krenari dhe forcë, Italia do ngritet (Foto/Video)

during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, .

Legjenda e gjallë e kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, është shprehur mjaft i dëshpëruar pas eliminimit nga mundësia për të luajtur në Botërorin, Rusia 2019.

Buffon me t’u përfunduar takimi nuk arriti të përmbahet nga dëshpërimi.

Ai tha se nuk ndihet keq për vete, sa për futbollin italian, teksa përgjegjësinë ja la gjithë ekipit që nuk arriti të konkretizonte.

“Nuk më vjen keq për vete, por për futbollin italian. Ne kemi dështuar në një gjë që thtoë shumë në nivelin shoqëror. Ekziston pendim i madh për një përfundim të tillë, jo për shkak të kohës që po kalon”.

“Ata që kanë luajtur e dinë shumë mirë se sa të vështira janë këto ndeshje. Ne nuk kemi qenë në gjendje që të shprehemi si duhet. Na ka munguar kompozicioni për të shënuar”.

“Ndeshjet e playoffit vendosen nga episodet dhe ato ishin kundër nesh, por kjo kuptohet edhe më mirë kur dihet se ne ishim gabim”.

“Ne kemi krenari, forcë dhe jemi kokfortë. Ne e dimë se si të ngritemi sërish ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Unë po largohem nga kombëtarja italiane që do të di si të flasë për vete. Përqafime të gjithëve, sidomos me ata që kam ndarë këtë rrugëtim të mrekullueshëm”.

“Faji u takon të gjithëve në mënyrë të barabartë. Nuk mund të ketë shfajësime. Fitojmë së bashku, humbim së bashku”, deklaroi Buffon.

Italia u eliminua me rezultat të përgjithshëm 0-1 nga dy ndeshjet që kualifikoi Suedinë në Botëror.

/Telegrafi/

Exit mobile version