Telegrafi

Buffon i matur: Ende nuk kemi fituar asgjë

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon ka folur pas fitores së madhe kundër Spanjës.

Italia është kualifikuar në çerekfinalen e Evropianit “Francë 2016”, ku më 2 qershor do të ballafaqohet me Gjermanin.

“Gardiani” italian përmes profilit të tij në Twitter tha se “Azurët” akoma nuk kanë fituar asgjë, edhe pse ai mendon se fitorja kundër Spanjës rrite vetëbesimin në skuadër.

“Ne nuk kemi fituar asgjë, por kemi gjetur vetëbesimin tonë dhe fituan respektin …”, ka shkruar Buffon.