Gianluigi Buffon ka thënë se e ka refuzuar Manchester Unitedin që kishte dërguar skautë që ta vëzhgonin, ndërsa e ka refuzuar edhe një ofertë të madhe të Manchester Cityt.
Paris Saint-Germain do të përballet me United në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve, ku ndeshja e parë në Old Trafford ishte mbyllur me rezultat 2-0.
“Kur isha i ri e luaja te Parma, [Sir Alex] Ferguson më përcolli nga afër për dy apo tri vite, duke dërguar skautë për të më parë”.
“Në atë kohë, Parma ishte bota ime dhe nuk e ndjeja se duhej të larohesha”.
“Kisha një ofertë të madhe nga Manchester City, kur ata filluan ta nderonin këtë ekip, për tu bërë njëri nga klubet më të mira në Evropë”.
“Deshën që të isha blerja e parë e tyre, por qëndrova te Juve”, ka thënë Buffon për BT Sport.
Bufon po qëndron në portë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve te PSG. /Telegrafi/