Site icon Telegrafi

Buffon i jep drejt Romës për De Rossin: Ka personalitet, i bindur se do të bëj shumë mirë si trajner

Daniele De Rossi ka marrë drejtimin e Romës, por vetëm për gjashtë muaj pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Legjenda italiane qëndroi për 18 vite te Roma, derisa pas pesë viteve që u largua nga futbolli tani është rikthyer në Olimpico në rolin e trajnerit.

Roma i ka besuar postin De Rossit, derisa ish-mesfushori italian do të ketë për detyrë ta rikthejë Romën në Ligën e Kampionëve, por edhe ta dërgojë te trofeu në Ligën e Evropës.

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon i ka dhënë të drejtë Romës, duke thënë se kanë bërë një zgjedhje të mirë pasi De Rossi është me personalitet të madh.

Lexo po ashtu Zyrtare: Roma ia beson pozitën e trajnerit legjendës Daniele De Rossi

“Daniele nuk do të vuaj presionin pas shkarkimit të Mourinhos. Si lojtar ka magjepsur me personalitetin e tij dhe jam i bindur se mund të bëjë shumë mirë edhe si trajner”.

“Unë shoh vetëm aspekte pozitive. E njoh entuziazmin e tij, thellësinë e tij njerëzore Ai do të jetë në gjendje të përfshijë të gjithë lojtarët, duke i bërë ata të rreshtohen në të njëjtin drejtim dhe, pse jo, duke ofruar futboll që i argëton dhe është më në përputhje me cilësitë e tyre”, tha Buffon.

Lexo po ashtu Si pritet të ndryshojë loja e Romës me De Rossin në krye, trajneri italian ka bërë një gjë unike në ditën e tij të parë

Tutje ish-portieri i Juventusit tha se De Rossi mund të qëndrojë më gjatë në Olimpico, përkundër se kontrata e tij është vetëm gjashtë mujore.

“Kontrata është e shkurtër, por klubi do të duhet ta vlerësojë me qetësi punën e tij pavarësisht nga rezultatet. Rruga që do të marrë De Rossi është më e rëndësishmja: besoj se do të jetë e virtytshme”, tha Buffon. /Telegrafi/ 

Exit mobile version