Nesër në mbrëmje do të ndeshet dy superfuqitë e futbollit Evropian, Gjermani-Itali, një ndeshje e cila do të ketë në fushë dhe dy portierët më të mirë në botë, Manuel Neuer dhe Gianluigi Buffon.
Portieri veteran i Italisë, ka thurur elozhe për homologun e tij gjerman, Manuel Neuer.
Sipas Bufon, krahasimi mes tij dhe Neuer nuk ka vend, pasi dihet që gjermani është më i miri në botë.
“Jam shumë i emocionuar që do të përballem sërish me të. Do të ishte një ofendim ta krahasoni atë me një portier të vjetër si unë”.
“Është thjesht e natyrshme që unë flas mirë për të. Ai e ka treguar në vitet e fundit në çdo aspekt se çfarë portieri i madh është”, ka deklaruar Buffon. /Telegrafi/