Telegrafi

Buffon afër kontratës së re me PSG-në

Gianluigi Buffon (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Gianluigi Buffon thuhet se është afër një kontrate të re me Paris Saint-Germain, e cila do ta mbante portierin në kryeqytetin francez deri në vitin 2021.

Portieri italian erdhi te PSG nga Juventusi duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, PSG është gati të përdor opsionin e tyre për të vazhduar kontratën e Buffon për një sezon shtesë.

Lexo po ashtu Pagat më të mëdha në Ligue 1 – Këta janë 20 lojtarët më të paguar, PSG dominon, Marseille paga të barabarta

Megjithatë, ky medium shton se plani i gjigantëve francezë është të përfshijnë edhe një mundësi për një zgjatje të mëtejshme, potencialisht duke e mbajtur atë në klub derisa të jetë 43 vjeç.

Ish-numri 1 i Juventusit dhe Italisë ka bërë 20 paraqitje për PSG-në këtë sezon, por u fajësua pjesërisht për eliminimin e tyre nga Manchester Unitedi në Ligën e Kampionëe muajin e kaluar. /Telegrafi/