Telegrafi

Brushë të rregullt apo elektrike?

Brushë e mirë konsiderohet ajo brushë që e ka “kokën” e vogël. E butë, për të mos dëmtuar gingivën dhe e vogël, për të mundësuar pastrimin në të gjitha sipërfaqet. Një brushë elektrikë duhet po ashtu ta këtë kokën e brushës të vogël, brusha punon me lëvizje të shpejta dhe të rrumbullakëta.

Brusha ë rregullt rekomandohet të gjithë pacientëve, por duhet pasur parasysh së kërkon metodë të mirëfilltë. Brusha e rregullt duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe me fije shumë të buta. Nuk do të thotë se brusha më e shtrenjtë dhe me pamje të avancuar duhet të jetë më e mira.

Brusha elektorike rekomandohet për pacientë të cilët nuk mund ta bëjnë një pastrim optimal, poashtu tek pacientët të cilët i pastrojnë dhëmbët vrazhdë dhe dëmtojnë gingivën. Brusha elektrike kryen punën vetë, pacienti duhet vetëm ta përcjell brushën rreth vargut të dhëmbëve.

Kjo rekomandohet dhe për fëmijët në pubertet, posaçërisht djemtë të cilët nuk janë aq të disiplinuar në pastrimin ë dhëmbëve në këtë moshë. Për këtë grup moshë, brusha elektrike e lehtëson pastrimin dhe në shumë raste motivon pastrimin ë dhëmbëve. Kjo mund të rekomandohet edhe për personat me aftësi të kufizuar, të cilët nuk kanë motorikë të zhvilluar.

Brusha duhet të zëvendësohet shpesh. /Telegrafi/