Telegrafi

Bruno Guimaraes ka shënuar një supergol me thembër në fitoren e Newcastle ndaj Southampton

Mesfushori brazilian, Bruno Guimaraes ka shënuar një supergol me thembër në fitoren e Newcastle United ndaj Southamptonit.

Newcastle mori një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Stuart Armstrong (25’) për vendasit, ndërsa Chris Wood (32’) dhe Guimaraes (52’) për mysafirët.

Megjithatë, goli i tretë i ndeshjes apo i dyti dhe i fitores për Newcastle, i shënuar nga Guimaraes ka ‘vjedhur’ vëmendjen.

24-vjeçari u gjend mirë në zonë dhe befasoi të gjithë me veprimin e tij, duke shënuar me thembër dhe me shpinë të kthyer nga porta kundërshtare.

Ky ishte goli i parë i Guimares me “Laraskat” dhe tashmë ka pushtuar rrjetet sociale, pasi veprimit të tij.

Ndryshe, reprezentuesi brazilian mbërriti nga Lyon në janar dhe kjo ishte vetëm ndeshja e tij e parë si titullar, pasi gjithmonë ka luajtur minuta nga bankina. /Telegrafi/