Bruno Fernandes ka befasuar të gjithë me intervistën e tij pas fitores 3-1 të Manchester United në udhëtim ndaj Evertonit në kuadër të Ligës Premier.
Fernandes shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren e Djajve të Kuq në Goodison Park.
Portugezi shënoi të parin me kokë për 1-1, ndërsa te goli i dyti gjuajti një harkim për Rashford, por topi nuk u prek nga anglezi dhe hyri në gol.
Në fillim u mendua se goli u shënua nga anglezi pasi ishte çështje milimetrash nëse topi e preki apo jo kokën e tij, por më vonë iu shënua Brunos.
Megjithatë, portugezi ka befasuar të gjithë duke zbuluar se është i lumtur nëse Rashford dëshiron të kërkojë golin e dytë të Djajve të Kuq.
“Marcus mund të marrë golin e dytë, nuk është problem për mua”, ka thënë 26-vjeçari për BT Sport pas ndeshjes.
Nëse goli regjistrohet për Fernandes, ai do t’i ketë pesë gola dhe tri asistime pas shtatë ndeshjeve të Ligës Premier deri tani këtë sezon. /Telegrafi/
"Marcus can take the second goal, not a problem for me."
"We know in the dressing room what we have to do."
Man Utd's match-winner Bruno Fernandes is happy to share the goals around and insists it's all about the three points 💪
🎙 @TheDesKelly pic.twitter.com/vnNU6nRYmw
— Football on TNT Sports (@footballontnt) November 7, 2020