Bruno Fernandes këmbëngul se nuk ka asnjë sekret të suksesit të tij nga penalltia dhe thjeshtë i ekzekuton ashtu si ndihet në ndeshje.
Djajtë e Kuq investuan 55 milionë euro për blerjen e 25-vjeçarit nga Sportingu në janar, por mesfushori gjeti menjëherë veten dhe u konfirmuar si blerje e qëlluar te klubi nga Old Traford.
Fernandes është bërë shpejt një figurë lideri për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, duke shënuar 12 gola dhe tetë asistime në vetëm 22 paraqitje, ndërsa shumë gola dhe asistime shtoi te Sportingu.
Shumë prej këtyre golave kanë ardhur nga pika e bardhë, me Unitedi që fitoi një mori penalltish në sezonin 2019-20 dhe të gjitha u konvertuan nga Fernandes.
Portugezi ende nuk ka humbur asnjë penallti nga tetori i vitit 2018, por ai ka thënë që nuk ka asnjë sekret të ekzekutimit kur është pyetur rreth kësaj çështje.
Bruno Fernandes scores his 15th penalty of the season 🔥 pic.twitter.com/TMeMQM3HW4
— ESPN FC (@ESPNFC) August 16, 2020
“Unë nuk kam asnjë sekret për goditjen e penalltisë”, ka thënë fillimisht Bruno Fernandes për UEFA.com.
“Mendoj se stërvitem shumë, më pëlqen të stërvitem shumë. Unë gjithmonë i kushtoj vëmendje asaj që bëjnë portierët – si pozicionohen, si parandalojnë më së miri goditjet në gol. Bazuar në atë, bazuar në ndeshjen dhe bazuar në mënyrën se si ndihem në fushë, vendos se si të godas një penallti”.
“Nuk kam një teknikë specifike në goditjen e penalltive. Nuk ka ndonjë ekzekutim të cilin e bëj, thjesht i përmbahem asaj që ndjej se është më e rehatshme”.
“Nëse e ndryshoj çdo herë kaq shpesh, kjo mund ta bëjë portierin të pasigurt. Unë ndryshoj garancinë time për mënyrën se si ndihem gjatë ndeshjes, ose se si ndihem se portieri do të lëvizë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/