Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes e ka pranuar se ai i kërkoi klubit të nënshkruante më shumë lojtarë në këtë afat kalimtar të verës.
Ylli portugez nuk ka qenë i qetë për dëshirën e tij për të fituar trofe të mëdhenj me fanellën e Djajve të Kuq.
Fernandes, i cili ka nënshkruar një kontratë të re, shpreson se ai do të jetë në gjendje ta shtyjë skuadrën lart në tabelën e Ligës Premier pas përfundimit në vend të tetë sezonin e kaluar.
“Klubi e dinte që unë dua të garoj me skuadrat më të mira. Ata e dinin se ne kishim nevojë të përmirësonim ekipin. Dhe unë mendoj se ne po e bëjmë këtë”, ka thënë fillimisht Fernandes për Manutd.com.
“Unë u thashë atyre: “Nuk kam nevojë që të më premtoni se do të fitojmë ligën”, sepse askush nuk mund ta premtojë këtë. Por, të paktën që ne do të kemi një ekip për të konkurruar dhe për të qenë konkurrues gjatë gjithë sezonit, të përpiqet të arrijë trofe dhe të konkurrojë në nivelet më të larta”.
“Mendoj se klubi po e bën këtë. Po përpiqet të sjellë njerëz për të marrë më shumë lojtarë me cilësi në ekip; për t’u bërë më konkurrues, kështu që të gjithë po luftojnë për vendin e vet”, përfundoi kapiteni i Unitedit. /Telegrafi/