Site icon Telegrafi

Bruno Fernandes zbulon ambicien për t’u bërë trajner i Manchester Unitedin një ditë

Bruno Fernandes ka thënë se ai do të ishte i lumtur të menaxhonte Manchester Unitedin një ditë pasi ta ketë lënë karrierën e tij si lojtar.

Fernandes, 26 vjeç, ka qenë lojtari më i mirë i klubit që kur u bashkua me Unitedin nga Sporting Lisbona vitin e kaluar për një tarifë fillestare prej 55 milionë eurosh, duke kontribuar me 24 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Sidoqoftë, përfaqësuesi portugez ka përshkruar ambiciet e tij për t’u bërë trajner pasi të pensionohet dhe dëshiron të provojë veten në Old Trafford.

Lexo po ashtu Lista me 30 lojtarët që kanë kontribuar me më së shumti gola për skuadrat ku luajnë

“Po përpiqem të shijoj futbollin. Mendoj se dua të bëhem trajner. Sinqerisht, unë do të doja të isha trajner. Nuk e di se cilën skuadër do të doja të menaxhoja”, ka thënë fillimisht Bruno për faqen zyrtare të klubit.

“Sigurisht, ekipi më i madh nëse mund të menaxhoj është Manchester Unitedi, unë do të isha i lumtur”.

Lexo po ashtu Bruno Fernandes i vendos një kusht interesant Mancester Unitedit për të nënshkruar kontratën e re

“Mendoj se do të doja të isha trajner në të ardhmen. Nuk jam i sigurt por për atë që ndiej për futbollin, për ndjenjën që kam, mendoj se duhet të vazhdoj të jem brenda futbollit sepse e gjithë jeta ime është për këtë”.

“Kështu që mendoj se, e ardhmja, duhet të jetë edhe me futbollin”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version