Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka prodhur një pasim fantastik për bashkëlojtarin e tij, Marcus Rashford, kundër Villarrealit, por ky i fundit nuk arriti ta konkretizoj me gol.
Pas një jave tjetër trazirash, Unitedi fitoi 2-0 kundër Villarrealit mbrëmë (e martë) për të siguruar vendin e tyre në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Ky takim i fituar në kuadër të grupeve ishte ndeshja e parë e Micheal Carrick si trajner i përkohshëm pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer nga klubi pas disfatës së tmerrshme 4-1 ndaj Watford.
Karriera e Carrick si trajner nisi me diskutime të mëdha, pasi anglezi kishte vendosur ta lë jashtë formacionit titullar portugezin Bruno Fernandes, ndoshta lojtari më i mirë i Unitedit që nga bashkimi me klubin vitin e kaluar.
Megjithatë, Fernandes u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe shpejt tregoi vlerat e tij të mëdha, sidomos në krijimin dhe lidhjen e lojës.
Only Bruno Fernandes can do this. Who else? #MUFC 💪 #ChampionsLeague pic.twitter.com/c8wLw4cPaS
— Mthembu (@Keith_Jnr) November 24, 2021
Bruno prodhoi një pasim të jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës për bashkëlojtarin e tij Rashford dhe ky është bërë lajm tashmë në mediat botërore.
Pasimi milimetrik, por edhe magjik i portugezit po vlerësohet lartë nga të gjithë, dhe ky është një tregues i qartë se Bruno nuk e meriton bankën rezervë. /Telegrafi/
https://twitter.com/brunobrunoking_/status/1463444082269863939