Telegrafi

Bruno Fernandes pëson aksident para derbit Liverpool – United

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes raportohet se është përfshirë në një aksident automobilistik përpara ndeshjes të së martës në Premier Ligë me Liverpoolin.

Aksidenti me një Porsche mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e së hënës, por aktualisht nuk dihet nëse portugezi ishte shoferi apo pasagjeri në automjet.

Sipas “The Mirror”, Fernandes dhe pasagjerët e tjerë nuk besohet të kenë pësuar lëndime serioze në aksident, por Man United ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

Lexo po ashtu Për një stopim të topit që mund ta bëjë pothuajse çdo kush, Bruno e duartrokiti Pogban

Raporti shton se reprezentuesi portugez ende pritet të paraqitet për stërvitje në Carrington më vonë të hënën dhe për këtë arsye mund të jetë i disponueshëm për udhëtimin në “Anfield Road”.

Fernandes ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 14 asistime në 40 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat këtë sezon, dhe trajneri Ralf Rangnick do të japë një përditësim mbi gjendjen e 27-vjeçarit gjatë konferencës për shtyp të së hënës,.

“Djajtë e Kuq” mund të shkojnë përkohësisht në nivel të barabartë pikësh me Tottenhamin e vendit të katërt – megjithëse kanë luajtur një lojë më shumë me një fitore eventuale në “Anfield” të martën në mbrëmje. /Telegrafi/