Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes raportohet se është përfshirë në një aksident automobilistik përpara ndeshjes të së martës në Premier Ligë me Liverpoolin.
Aksidenti me një Porsche mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e së hënës, por aktualisht nuk dihet nëse portugezi ishte shoferi apo pasagjeri në automjet.
Sipas “The Mirror”, Fernandes dhe pasagjerët e tjerë nuk besohet të kenë pësuar lëndime serioze në aksident, por Man United ende nuk ka komentuar për këtë çështje.
Raporti shton se reprezentuesi portugez ende pritet të paraqitet për stërvitje në Carrington më vonë të hënën dhe për këtë arsye mund të jetë i disponueshëm për udhëtimin në “Anfield Road”.
Fernandes ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 14 asistime në 40 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat këtë sezon, dhe trajneri Ralf Rangnick do të japë një përditësim mbi gjendjen e 27-vjeçarit gjatë konferencës për shtyp të së hënës,.
“Djajtë e Kuq” mund të shkojnë përkohësisht në nivel të barabartë pikësh me Tottenhamin e vendit të katërt – megjithëse kanë luajtur një lojë më shumë me një fitore eventuale në “Anfield” të martën në mbrëmje. /Telegrafi/
The scene of Bruno Fernandes' car accident this morning. #MUFC [@talkSPORT] pic.twitter.com/Mzc6QOPFF4
— United Source (@source_manutd) April 18, 2022