Telegrafi

Bruno Fernandes më i miri në fushë: Notat e lojtarëve, Manchester United 4-1 Real Betis

Manchester United ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndaj Real Betis me rezultat 4-1.

Marcus Rashford, Antony, Bruno Fernandes dhe Wout Weghorst ishin ata që shënuan golat për Manchester United në këtë ndeshje, ndërsa Ajoze Perez shënoi për mysafirët.

Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte Fernandes me 9.1.

Luke Shaë (7.5) dhe Antony (7.5) po ashtu u vlerësuan lartë në këtë ndeshje.

Më i dobëti në fushë ishte German Pezzella me notën 6.0.

Notat e lojtarëve të Man Utd dhe Real Betis

/Telegrafi/