Site icon Telegrafi

Bruno Fernandes ishte gati të largohej nga Man Utd, kishte arsye të fortë

Bruno Fernandes ishte gati të largohej nga Manchester Unitedi në mes të luftës për themelimin e Superligës Evropiane.

Mesfushori portugez thuhet se ishte i përgatitur të largohej nga klubi nëse ata i bashkoheshin Superligës Evropiane, duke demonstruar forcën e ndjenjës të sjellë nga propozimet.

Dështimi i themelimit të Superligës Evropiane thuhet se ishte një faktor në vendimin e Fernandesit për të qëndruar në Old Trafford.

Ish-mesfushori i Sporting Lisbonës ndau një postim me bashkatdhetarin Daniel Podence në atë kohë, duke shkruar se “ëndrrat nuk mund të blihen”.

Sipas The Athletic, ideja e Superligës Evropiane e ka bërë Brunon të ndihej aq fort sa do ta kishte shtyrë të largohej nga Unitedi nëse do të themelohej.

Megjithatë, që nga deklarata publike e klubeve angleze për mos përkrahjen e Superligës Evropianë, Bruno është bërë lojtari kryesor i Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version