Manchester United mposhti Burnleyn me rezultat 1-0 si mysafir në ndeshjen e xhiros së 6-të të Ligës Premier, duke i dhënë fund një serie prej tre humbjesh radhazi në të gjitha garat.
Djajtë e Kuq kanë arritur fitoren e tretë në kampionat për sezonin e ri me golin e vetëm të shënuar nga Bruno Fernandes në minutën e 45-të.
Manchester United erdhi te fitorja pasi Johnny Evansit paraprakisht iu anulua një gol në minutën e 25-të.
https://twitter.com/TenHagWorld/status/1705799235575451691
Por ishte pikërisht mbrojtësi që me një pasim të gjatë gjeti Fernandesin i cili shënoi për 1-0. Mesfushori portugez mori çmimin si “Lojtari i ndeshjes”, por ia dha shokut të tij të skuadrës Evans, i cili isthe startues për herë të parë këtë sezon.
“Kam shijuar çdo minutë të lojës. Para ndeshjes kisha një ndjenjë të pastër, mezi prisja të fillonte. Ishte ndeshja ime e 200-të për Manchester United. Nuk e kisha menduar Kurrë se do ta arrij këtë numër. Ishte e paharrueshme”, ka thënë Evans pas ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/LilTjayFan_/status/1705689391752982711