Site icon Telegrafi

Bruno Fernandes flet për shkarkimin e Ten Hag – zbulon kush ishte fajtori kryesor për largimin e tij

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, përmes intervistës së tij pas ndeshjes me Chelsean në ‘Old Trafford’, duke i mbajtur lojtarët përgjegjës për javën e cila bëri që Erik Ten Hag të shkarkohej.

Unitedi ndau rrugët me teknikun holandez pasi ai udhëhoqi klubin drejt fillimit të tyre më të dobët në Ligën Premier dhe Fernandes tashmë ka folur për bisedën që kishte pasur me ish-trajnerin pas këtij vendimi.

Dora e djathtë e Ten Hag, Ruud Van Nistelrooy, ka marrë drejtimin e skuadrës përkohësisht në dy ndeshjet e fundit, me Ruben Amorim që do ta nis punën e re që nga data 11 nëntor.

Por, përkundër konsensusit të arritur se një ndryshim ka qenë i nevojshëm, mesfushori portugez i ka lënë fajtor bashkëlojtarët për shkarkimin e tij.

“Ne e dimë se Erik ka shkuar, nuk është mirë për askënd në klub kur trajneri largohet. Ekipi nuk është më i miri, rezultatet nuk janë më të mirat dhe ai është personi që paguan për këtë”.

“Sa herë që e shihni një trajner të largohet ju duhet ta merrni fajin mbi supet tuaja, sepse kjo ndodh pasi ekipi nuk po bën mirë”.

“Është më e lehtë të largosh një trajner sesa 15 lojtarë. Unë kam folur me trajnerin dhe i kam kërkuar falje atij, isha i zhgënjyer që ishte larguar dhe u mundova ta ndihmojë atë”, ka thënë Fernandes./Telegrafi/

Exit mobile version