Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është emëruar lojtari më i mirë i Ligë Premier për muajin dhjetor – duke thyer një rekord anglez.
Fernandes bëhet futbollisti i parë në kampionatin elitar anglez që u zgjidhet ‘Lojtari i Muajit’ katër herë në një vit të vetëm kalendarik, pasi gjithashtu fitoi në shkurt, maj dhe nëntor.
Portugezi është shfaqur si një figurë kryesore në Old Trafford që kur u bashkua nga Sporting 12 muaj më parë. Ardhja e tij ka shtuar klasin dhe kreativitetin në mesfushën e United dhe ai ka qenë vendimtar në ngritjen e tyre në krye të kampionatit këtë sezon.
Performancat e tij në dhjetor përfshijnë një asistim pasi erdhi si zëvendësues në fitoren 3-1 ndaj West Ham, dy gola në fitoren 6-2 ndaj Leeds, dhe përfshirjen në ndeshjet ndaj Leicester dhe Wolves.
✨ @B_Fernandes8 ✨
The @ManUtd star wins his 𝐟𝐨𝐮𝐫𝐭𝐡 @EASPORTSFIFA Player of the Month award 🤩#PLAwards pic.twitter.com/KkvHNGhJY8
— Premier League (@premierleague) January 15, 2021
“Tre gola dhe katër asistime ishte një muaj i kompletuar. Shënimi dhe asistimi i shokëve të skuadrës është perfekt. Unë dua të arrij trofe dhe çmime të tjera, por jam vërtet i lumtur të bëj histori”, ka thënë fillimisht Fernandes pas marrjes së çmimit.
“Është një rrugë e gjatë para se të fillojmë të flasim për të qenë kampionë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.
𝗕𝗔𝗖𝗞-𝗧𝗢-𝗕𝗔𝗖𝗞 🤩@B_Fernandes8 is the #PL Player of the Month 𝘢𝘨𝘢𝘪𝘯 👏👏👏#MUFC pic.twitter.com/IypDwuilYv
— Manchester United (@ManUtd) January 15, 2021
“Ne luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në Angli dhe ne e dimë se çfarë do të thotë për tifozët, por qëllimi kryesor është e njëjtë: tre pikë”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, Fernandes fitoi garën për muajin dhjetor në një listë të ngushtë që përfshinte bashkëlojtarin e tij, Marcus Rashford, sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, John Stones. /Telegrafi/