Telegrafi

Bruno Fernandes e lejoi Villarrealin ta gjuajë penalltinë e parë, kjo e befasoi edhe gjyqtarin pasi statistikisht është avantazh për kundërshtarin

Villarreali është kampion i Ligës së Evropës për sezonin 2020/21 pas një fitoreje dramatike në penallti ndaj Manchester Unitedit në finale.

Në të vërtetë, loja prej 120 minutave ishte mjaft e dobët në Gdansk dhe ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1-1.

Skuadra spanjolle kishte kaluar në epërsi në pjesën e parë përmes Gerard Moreno, ndërsa Unitedi barazoi shifrat në pjesën e dytë përmes Edinson Cavani.

Nga ai moment, u duk sikur të dy ekipet ishin shumë të frikësuara për të humbur ndeshjen në kohën normale dhe penalltitë dukeshin të pashmangshme.

Lexo po ashtu De Gea nuk arriti ta ndal asnjë nga 11 penalltitë e Villarrealit, pavarësisht se kishte shënime për çdo lojtar

Edhe atëherë, nuk kishte asnjë ndarje nga të dy ekipet pasi çdo lojtar që mori përsipër goditjen, shënoi penalltinë e tyre.

Pas 21 goditjesh të suksesshme, i ra në dorë portierit të Manchester United, David de Gea të humbasë penalltinë e tij dhe kjo ia mundësoi fitoren Villarrealit.

Gjithmonë ndihej sikur ishte Unitedi nën presion në goditjen e penalltive, pasi ekzekutonin të dytët. Sa herë që Villarreali shënonte, Djajtë e Kuq binin në presion pasi çdo goditje e humbur do ishte humbje e trofeut të Ligës së Evropës.

Por, nuk duhej të ishte ashtu.

Kjo sepse kapiteni i Unitedit, Bruno Fernandes në të vërtetë fitoi hedhjen e shortit për të marrë goditjen e parë.

Lexo po ashtu Bruno Fernandes nuk mundi të përmbahej, shpërtheu në lot pas humbjes së Unitedit në finalen e Ligës së Evropës

Sidoqoftë, ai vendosi të lejojë Villarrealin të godas i pari – diçka që është konfirmuar nga mediumi The Athletic.

Në videon më poshtë, ju mund të shihni Villarrealin që së pari fiton hedhjen për të goditur penalltitë të fundit. Pastaj, në hedhjen e dytë, Fernandes fiton dhe i jepet mundësia të zgjedh të jetë i pari ose i dyti. Por ai vendos t’i japë mundësinë skuadrës së Raul Abiol – edhe gjyqtari dukej i befasuar.

Ishte një vendim i diskutueshëm dhe një vendim që mund të ketë çuar në rezultatin përfundimtar.

Sipas hulumtimeve profesionale, ekipi që godet penalltinë e parë fiton ndeshjen në 60.5% të rasteve.

Edhe tifozët besojnë se Fernandes bëri një gabim të madh duke i dhënë nderin e goditjes së parë Villarrealit.

Më poshtë keni disa nga reagimet e tifozëve në rrjetet sociale. /Telegrafi/