Site icon Telegrafi

Bruno Fernandes bëhet lojtari i parë i Unitedit që reagon pas shkarkimit të Ten Hag

Manchester United gjatë ditës së sotme (e hënë) mori vendimin që ta shkarkojë nga posti i trajnerit Erik Ten Hagun.

Pas dy vitesh në stolin e ‘Old Trafford’, tekniku holandez ka ndarë rrugët me klubin shkaku i rezultateve jo të kënaqshme.

‘Djajtë e Kuq’ momentalisht e gjejnë veten në pozitën e 14-të në renditje me 11 pikë të grumbulluara dhe shumë larg objektivave të tyre.

Me t’u bërë i ditur lajmi për shkarkimin e tij nuk munguan reagimet ku tashmë i pari nga lojtarët e Manchester United ka folur kapiteni Bruno Fernandes.

Fernandes përmes një shkrimi në rrjetet sociale falënderoi Ten Hagun për bashkëpunimin që patën këto dy vite.

“Faleminderit për gjithçka shef. E vlerësoj besimin dhe momentet që i kemi ndarë së bashku. Ju uroj gjitha të mirat në të ardhmen”.

“Duke e ditur se koha e fundit nuk ka qenë më e mira nga të gjithë ne, shpresoj se të gjithë tifozët do të mbajnë mend për gjërat e mira që ke bërë për klubin tonë”, ka shkruar Fernandes.

Raportimet e para pas këtyre zhvillimeve kanë bërë me dije se favorit për ta zëvendësuar Ten Hag në stol është Gareth Southgate.

Kujtojmë se për një periudhë të pacaktuar klubin do ta drejtojë Ruud Van Nistelrooy i cili paraprakisht ka qenë në rolin e asistentit të holandezit./Telegrafi/

Exit mobile version