Site icon Telegrafi

BrowserQuest nga Mozilla

Gjykuar sipas shembullit nga Mozilla, mund të themi se po është e mundur, mirëpo, vështirë që kjo lojë do të ju lë pa fjalë. BrowserQuest kështu duket si një lojë e mbaruar para 15 viteve – pamja 2D nga perspektiva e zogjve mbi një botë shumë, shumë gjenerike në të cilin grumbullojmë, vrasim dhe udhëtojmë. Loja përkrah disa mijëra lojtarë përnjëherë në një arenë të vetme, por thjeshtë dyshojmë se ndonjëherë do të mblidhen aq aty.

Gjë e mirë është se kodi burimor i BrowserQuest është i tipit të hapur ashtu që çdokush mund ta shkarkoj nga faqja zyrtare dhe të hallakas nëpër të, si dhe nëpër WebSockets.

Kodi punon në Firefox, Chrome dhe Safari (zyrtarisht), e jozyrtarisht edhe në IE, dhe në Opera me WebSockets të aktivizuar. Nga platformat mobile, punon në iOS dhe në Firefox në Android.

Përndryshe, padyshim loja më e mirë e punuar me HTML5 në PC është Angry Birds e cila në Chrome punon pa probleme dhe është dukshëm më mbresëlënëse se BrowserQuest. /Telegrafi/

Exit mobile version