Telegrafi

Brown ngacmon Pejën

Organizatori kryesor i skuadrës maqedonase KK Kumanovo, amerikani Yonel Brown që dje ia shënoi plotë 33 pikë KB Pejës në gjysëmfinalen e Ligës Ballkanike, po beson se skuadra e tij do të kaloi në finalen e Ligës Ballkanike, në ndeshjen e dytë.

“Mendoj se kemi arritur një rezultat të mirë në Pejë. Ne do të përpiqemi tani për të fituar ndeshjen e dytë dhe të shkojmë në finale, për çka edhe besojmë si ekip.

Do të doja të falënderoja trajnerin tim që besoj në mua si dhe shokët e mi për punën e mirë, sidomos në minutat e fundit”.

Yonel Brown dje ishte i pandalshëm për Pejën, duke ia shënuar plotë 33 pikë.

Peja dje e ka fituar ndeshjen e parë gjysëmfinale të Ligës Ballkanike me 4 pikë diferencë, 83-79. Por asgjë nuk ka përfunduar, ngase në ndeshjen e kthimit në Kumanovë, pejanët pritet ta kenë shumë të vështirë, përballë një kundërshtari tejet të fortë si Kumanova. /Superliga e Kosovës në Basketboll/