Armando Broja është kthyer të bëjë atë që di të bëjë më së miri.
Më në fund sulmuesi shqiptar gjen qetësinë e munguar javët e fundit, duke tundur përsëri rrjetën në Eredivisie.
Futbollisti 19-vjeçar ka shënuar kundër Zwolle, në ndeshjen që u fitua nga skuadra e tij 2-1.
Broja shërbehet me një top në drejtim të zonës, ku sapo hyn në të e dërgon topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.
Broja scores the opening goal. #Chelsea pic.twitter.com/oNXoBndgFz
— Yugam (@cfc12) May 1, 2021
Topi ndalet në rrjetë dhe ky ishe goli i 10-të këtë sezon për të në elitën e futbollit holandez.
Vitesse aktualisht mban vendin e katërt në renditje me 60 pikë, duke kërkuar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër./Telegrafi/