Telegrafi

Broja i pafat, shtylla ia ndalon festën e golit – trajneri i Southampton e vlerëson lartë paraqitjen e shqiptarit

Armando Broja ishte i pafat në ndeshjen e sotme ndaj West Ham, ku sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 74-të të pjesës së dytë.

Sulmuesi i Southampton ishte pranë golit në minutën e 82-të, por vetëm shtylla ia mohoi këtë kënaqësi.

Broja tregoi edhe njëherë tjetër të gjithë klasin e tij dhe në barazimin që Southampton mori, ai ishte një nga më të mirët në fushë për aq minuta sa luajti.

 

Dy golat e shënuar me Shqipërinë duket e se kanë motivuar akoma edhe më shumë 20-vjeçari që tashmë synon të jetë titullar te skuadra e tij në Ligën Premier.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Brojës.

“Kjo është ajo që prisja nga Broja. Kishte shumë vetëbesim pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e tij. Shënoi atje dhe dha asist”.

“Shpejtësia dhe dinamike e tij, mund të jetë kërcënues për çdo kundërshtar. Jam shumë i lumtur me të. Ishin cilësi të reja për ekipin tonë dhe kjo më krijon më shumë besim mua për të ardhmen”, ka thënë ai. /Telegrafi/