Site icon Telegrafi

Brnabiq mashtron, thotë se Vuçiq ishte në mesin e 15 burrështetasve të parë që biseduan me Trumpin – realiteti është krejt ndryshe

Pasi që presidenti serb mbrëmë bisedoi me presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, katër ditë pas zgjedhjeve, kryekuvendarja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq është ndër 15 burrështetasit e parë që ka biseduar me Donald Trumpin, por se të dhënat dëshmojnë të kundërtën, shkruajnë mediat serbe.

Se nuk është ashtu dhe se Brnabiq është duke mashtruar, kanë treguar më së miri deklaratat e vetë Trumpit, transmeton Telegrafi.

Ai më 7 nëntor gjatë një interviste dhënë për NBC News, është pyetur nëse ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, duke mohuar një gjë të tillë.

“Mendoj se do të bisedojmë”, pati deklaruar Trump në intervistën për NBC News.

Ai madje theksoi se nga 6 nëntori, pasi është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale, ka biseduar me “gjasë” me mbi 70 liderë botërorë, dhe se Putin nuk ishte në mesin e tyre.

Trump qysh në ditën e parë nga zgjedhja e tij ka biseduar me dhjetëra liderë botërorë, kurse me Vuçiqin disa ditë më vonë, kështu që lideri serb nuk është në mesin e të parë që presidenti i sapo zgjedhur amerikan të ketë biseduar me të. /Telegrafi/

Exit mobile version