Site icon Telegrafi

Britanikët do të hiqnin dorë nga seksi për një televizor të madh

Pronarët e kompanisë, të cilët posedojnë zinxhirin e dyqaneve të pajisjeve elektronike Comet, kanë kryer një anketë me 2.000 britanikë, duke i pyetur se -prej çkaje do të ishin në gjendje të hiqnin dorë për një televizor të madh, model i cili gjatë gjashtë muajve të fundit është bërë hit në mesin e blerësve.

Rezultatet e anketës së kryer kanë dëshmuar se madje 47 për qind e meshkujve do të hiqnin dorë nga seksi për gjysmë viti, për dallim nga një e treta e femrave, të cilat do të ishin në gjendje të bënin një gjë të tillë.

“Duket se madhësia megjithatë çon peshë, si për meshkujt ashtu edhe për femrat”, kanë thënë në kompani. Një e katërta e të anketuarve kanë thënë se do të ishin në gjendje të hiqnin dorë nga pirja e duhanit dhe çokolatës.

Exit mobile version