Telegrafi

Bristol City – Man United, formacionet zyrtare të çerekfinales së Carabao Cup

Bristol City dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e tyre në vlefshme për Carabao Cup.

Djajtë e Kuq janë mysafirë të Bristol Cityt në ndeshjen çerekfinale të Carabao Cup, e cila fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin Ashton Gate.

Skuadra e Jose Mourinhos vjen nga një formë e mirë në të gjitha garat dhe dëshiron ta shfrytëzoj këtë ndeshje të lehtë në letër për të kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Në anën tjetër, vendasit e Bristolit kanë eliminuar më parë Crystal Palacen nga Liga Premier dhe shpresojnë në befasi edhe ndaj Unitedit.

Për këtë ndeshje, Mourinho ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacion, ndërsa trajneri i vendasve pritet të startoj me formacionin më të mirë.

Bristol CitySteele, Wright, Flint, Baker, Magnusson, Brownhill, Smith, Pack, Bryan, Paterson, Reid.

Man Utd: Romero; Darmian, Lindelof, Rojo, Shaw; Blind, Mctominay Pogba; Rashford, Martial, Ibrahimovic. 

/Telegrafi/