Site icon Telegrafi

BRISHTËSIA

Nga: Gordon Sumner – Sting (albumi “Nothing like the sun” i vitit 1987)
Përktheu: Besnik Hamiti

Po rrodhi gjaku kur mishi e çeliku bëhen një
Duke u tharë në ngjyrën e diellit të mbrëmjes
Shiu i nesërm njollat do t’i shpërlajë
Por diçka në mendjet tona do të mbesë përherë
Mbase ky akt përfundimtar është menduar
Çështjen jetësore për ta vërtetuar
Se nga dhuna asgjë nuk del as s’mund të dalë
Për gjithë të lindurit nën shenjën e yllit zemërak
Mos të harrojmë sa të brishtë jemi të gjithë

Pajada shiu do të bjerë
Si lotët nga një yll, si lotët nga një yll
Pajada shiu do të thotë
Sa të brishtë jemi, sa të brishtë jemi

Pajada shiu do të bjerë
Si lotët nga një yll, si lotët nga një yll
Pajada shiu do të thotë
Sa të brishtë jemi, sa të brishtë jemi

Exit mobile version