Brightoni ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt të Ligës së Evropës, por nuk i ka mjaftuar për të kaluar tutje.
Vendasi duke e ditur që ndeshjen e parë e kishin humbur 4-0 u lëshuan nga sulm nga fillimi, por rastet e tyre u mbyllnin para porte.
Por të parët që shënuan ishin Roma me Serdar Azmoun, por goli i tij u anulua për faull në fazën e sulmit.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Dnny Welbeck shënoi një gol të bukur për ta kaluar në epërsi Brightonin (1-0).
Welbeck 🤯 https://t.co/iyh4rxO7zt
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) March 14, 2024
Në pjesën e dytë, anglezët kishin shumë raste, por nuk arritën të shënonin gola të tjerë.
Me rezultat të përgjithshëm prej 4-1, Roma kaloi në çerekfinale të Ligës së Evropës. /Telegrafi/