Brightoni ka shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit si mysafir në “Old Trafford” me rezultat 3-1.
Mysafirët që po lavdërohen për futbollin e tyre, e nisën shumë mirë ndeshjen duke qenë dominues.
Fal kësaj erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur në minutën e 20-të pas asistimit të Simon Adingra shënoi Danny Welbeck për 1-0.
https://twitter.com/futbolxvenas/status/1703076396673708282
Djajtë e Kuq barazuan në minutën e 40-të me Rasmus Hojlund, por që u anulua pasi u shikua nga VAR.
Më të filluar pjesa e dytë ishte Brighton që shënoi për 2-0, fal golit të Pascal Gross.
https://twitter.com/GolsDaPL/status/1703075825367597128
Dilema e fituesit u mbyll në minutën e 71-të, kur Joao Pedro shënoi për 3-0.
https://twitter.com/GolsDaPL/status/1703076169057214679
Krejt çfarë bën “Djajtë e Kuq” ishte një gol i shënuar në minutën e 73-të me Hannibal Mejbri për 3-1.
Brighton pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e tretë me 12 pikë, ndërsa Manchester United po vuan në këtë fillim sezoni, ku janë në mesin e renditjes me vetëm dy fitore. /Telegrafi/