Brighton ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier me rezultat 3-2.
Një ndeshje që u shënuan shumë gola, por rol të rëndësishëm kishte edhe kartoni i kuq i Joao Cancelos në pjesën e parë.
Manchester City kaloi në epërsi me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 10-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Phil Foden shënoi për 2-0 në minutën e 48-të të ndeshjes.
Por Brighton u kthye në lojë në minutën e 50-të kur Leandro Trossard shënoi për 2-1.
Në minutën e 72-të ishte Pascal Gross që asistoi te Adam Ëebster i cili gjeti rrjetën për 2-2.
Vetëm katër minuta më vonë Brighton kompletoi rikthimin kur Dan Burn shënoi për 3-2.
https://www.youtube.com/watch?v=HsDQf1Mh-rg
Manchester City e ka siguruar titullin, ndërsa Brighton me 41 pikë është në vendin e 15-të./Telegrafi/