Site icon Telegrafi

Breshri shkakton dëme në vreshta e kultura të tjera bujqësore në rajonin e Prizrenit

Breshri që ka rënë pasditen e sotme në territorin e Komunës së Prizrenit kanë shkaktuar dëme te kulturat bujqësore në disa lokalitete.

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së, Qemal Krasniqi ka bërë të ditur se breshëri në disa fshatra të trevës së Përdrinisë ka shkaktuar dëme në vreshta dhe kulturat tjera bujqësore.

“Sipas informatave të para që kemi, vreshtat dhe prodhimet tjera sidomos në fshatin Randobravë dhe Krushë e vogël janë goxha të dëmtuara. Si anëtar i Kuvendit të Prizrenit i bëjë thirrje institucioneve përkatëse në nivel lokal dhe qendror që sa më parë të merren masa për ndërtimin e stacioneve për mbrojtje nga breshëri”, është shprehur Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë ka kërkuar që organet kompetente të dalin në terren tek pronat e dëmtuara ashtu që bujqit e prekur të kompensohen në tërësi. /Telegrafi/

Exit mobile version