Telegrafi

Brescia rikthehet në Serie A – Tonali, Donnarumma e Ndoj emrat që spikatën

Brescia . (Photo by Getty Images/Getty Images)

Brescia është rikthyer në Serie A për herë të parë nga sezoni 2010-11, fal lojtarëve si Sandro Tonali,  Alfredo Donnarumma e shqiptarit Emanuele Ndoj, që treguan paraqitje të jashtëzakonshme.

Fal fitores ndaj Ascolit me rezultat 1-0 me golin e sulmuesit Daniele Dessena dhe barazimit të Palermos 2-2 ndaj Spezias, ata janë kthyer në elitë.

Alfredo Donnarumma ishte më i miri i Brescias në Serie B me 25 gola.

Presidenti Massimo Cellino është kthyer po ashtu në aksion, pasi që e shiti Cagliarin dhe ishte koncentruar te Leeds United (12 po ashtu e shiti).

Ai e kishte blerë Brescian në vitin 2017.

Klubi është i njohur në Serie A pasi që ka luajtur për 22 sezone në elitë.

Brescia ka prodhuar emra si Andrea Pirlo dhe Dario Hubner, por aty kanë luajtur edhe Roberto Baggio dhe Pep Guardiola.

Aktualisht te Brescia luan shqiptari Emanuele Ndoj që ka zhvilluar 27 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Te Brescia në të kaluarën ka luajtur edhe Igli Tare. /Telegrafi/