Presidenti i Brescia, Massimo Cellino tashmë e ka vendosur një çmim për adoleshentin, Sandro Tonali, sipas SportMediaset.
Cellino është duke shpresuar që konkurrenca për 19-vjeçarin italian të rritet që t’ia lejojë atij që të ngrejë çmimin, pasi aktualisht ai pret një ofertë prej të paktën 50 milionë eurove për lojtarin.
Deri më tani Juventus, Inter, Milan, Manchester United, Ajax, Dortmund dhe PSG po shikojnë me vëmendje Tonalin, stili i të cilit është krahasuar me fituesin e Kupës së Botës, Andrea Pirlon.
19-vjeçari është i sigurt se do të jetë në qendër të vëmendjes verën e ardhshme pasi klubet e mëdha në të gjithë Italinë dhe Evropën kërkojnë të firmosin me të.
Tonali është nën kontratë me Brescian deri në vitin 2021. /Telegrafi/