Site icon Telegrafi

Brentford – Manchester United mund të shtyhet, COVID-19 pushton Djajtë e Kuq

Manchester United do të përballet me Brentfordin në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën Premier.

Por kjo sfidë mund të mos luhet, shkaku i disa rasteve pozitive në kampin e Djajve të Kuq.

Takimi mes Brentfordit dhe Unitedit ishte i paraparë të zhvillohet nesër në mbrëmje me fillim nga ora 20:30, por drejtuesit e gjigantit anglez kanë njoftuar se mund të anulohet kjo sfidë.

“Manchester United mund të konfirmojë se pas konfirmimit të testit PCR të rasteve pozitive të djeshme me LFT Covid-19 të anëtarëve të stafit dhe lojtarëve të ekipit të parë, është marrë vendimi për të mbyllur kompleksin trajnues Carrington për 24 orë, për të minimizuar rrezikun e ndonjë infeksioni tjetër”.

“Individët që kanë rezultuar pozitivë janë izoluar sipas protokolleve të Ligës Premier”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të Man Utd.

Djajtë e Kuq kanë njoftuar se janë në diskutime me Ligën Premier për ta shtyrë takimin me Brentfordin që do të zhvillohet më 14.12 në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version