Telegrafi

Brentford-Fulham, finalja e ‘play-offit’ për t’u ngritur në Ligën Premier

(Foto: Naomi Baker/Getty Images/Guliver)

Fulhami ka pësuar humbje (1-2) në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të ‘play-offit’ që e zhvilloi në shtëpi kundër Cardiff Cityt.

Mirëpo, falë fitores së parë në udhëtim prej 2-0, është kualifikuar në finale të ‘play-offit’ me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Curtis Nelson shënoi për Cardiffin (8’) pas asistimit të Joe Ralls, mirëpo reagimi ishte i shpejtë dhe vendasit barazuan me golin e Neeskens Kebano (9’).

(Foto: Naomi Baker/Getty Images/Guliver)

Mysafirët e shënuan një gol tjetër në fillim të pjesës së dytë (47’) përmes Lee Tomlin, mirëpo nuk ia dolën në minutat e mbetura ta shënonin edhe golin e tretë që i dërgonte tutje.

Lexo po ashtu Mund t’ju ketë ikur solo goli i Josh Onomah që mahniti në ndeshjen Cardiff-Fulham

Në këtë mënyrë, Fulhami u kualifikua në finale, ku do ta kërkojë kualifikimin në Ligën Premier në derbin e Londrës perëndimore kundër Brentfordit që në gjysmëfinale eliminoi Swansea Cityn.

Përballja përcaktuese për ekipin që në sezonin 2020/2021 do të luajë në elitën e futbollin anglez do të zhvillohet më 4 gusht në stadiumin Wembley. /Telegrafi/