Site icon Telegrafi

Brendan Rodgers kthehet në Ligën Premier, zyrtarizohet si trajner i Leicester Cityt

Leicester City e kanë konfirmuar emërimin e Brendan Rodgers si menaxher i tyre deri në qershor 2022.

Trajneri është kthyer në Ligën Premier pas pothuajse tri viteve të kaluara në Celtic, ku fitoi shtatë trofe.

Leicester vendosi për Rodgersin pas shkarkimit të Claude Puel, ku pësoi disfatës 4-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace.

“Jam i privilegjuar dhe i nderuar që janë këtu si trajner i Leicester Cityt dhe do ta jap më të mirën për tifozët dhe klubin”.

“Së bashku jemi më të fortë dhe duhet të shohim parapara duke punuar së bashku me lojtarët, stafin dhe tifozët që të bëjmë hapa para”, deklaroi trajneri.

Ai do ta drejtojë skuadrën për herë të parë në sfidën e fundjavës ndaj Watford.

Me të do të vijnë edhe stafi i tij pjesë e së cilit është edhe Kolo Toure. /Telegrafi/

 

Exit mobile version