Në Baltik Arena të Kaliningradit do të zhvillohet dueli i madh mes Zvicrës dhe Serbisë nga ora 20:00.
Tashmë kanë dalë imazhet e para të publikuara nga FIFA prej zhveshtores së Zvicrës.
Siç ishte paralajmëruar nga organizatorët, gjithçka ishte në nivel të lartë në zhveshtoren e skuadrës së Zvicrës në këtë stadium të ndërtuar enkas për Kampionatin Botëror.
Temperatura është 15 shkallë celsius, dy shkallë më pak se dita e djeshme kur edhe u shënua rënia e madhe në temperatura sa ishte 27 shkallë dy ditë më parë.
Baltik Arena është e vendosur në enklavën ruse mes Lituanisë dhe Polonisë.
Tashmë nga formacionet zyrtare është kuptuar se në fushë do të paraqiten katër lojtarë shqiptarë për kombëtaren e Zvicrës.
Gjqytar kryesor i takimit është Felix Brych, kurse stadiumi ka filluar të mbushet e të parët në stadium ishin tifozët e Zvicrës që arritën. /Telegrafi/