Site icon Telegrafi

Brenda qendrës mbresëlënëse stërvitore të PSG-së, investim në vlerë të pabesueshme

Paris Saint-Germain do të hyjë në sezonin e ri me një trajner të ri si Luis Enrique, por edhe me një kamp të ri stërvitor me vlerë të pabesueshme prej 300 milionë euro.

Kampioni francez njihet si klub që investon shumë tash e një dekadë, pasi synon të bëhet një nga ekipet më të mëdha në botë.

Megjithatë, nuk janë vetëm lojtarët dhe trajnerët ata të cilët janë blerë apo drejtuesit e parisienëve kanë investuar për ta.

Së fundmi, PSG ka prezantuar kampin e ri stërvitor, i cili përbëhet nga një hapësirë ​​banimi e rezervuar për lojtarët, një zhveshtore rrethore ultra-moderne, një zonë stërvitore, një palestër e madhe dhe një balneoterapi mbresëlënëse.

Gjithçka është e dizajnuar deri në detajet më të vogla dhe e konfiguruar me përpikëri, me vëmendje të veçantë që i kushtohet elegancës dhe komoditetit, duke përfshirë katin e sipërm ku dhomat luksoze do të mirëpresin lojtarët dhe stafin gjatë periudhës së pushimit.

PSG ka investuar gjithsej 300 milionë euro në ndërtimin e kësaj qendre për të përmirësuar performancën e futbollistëve, një nga më të bollshmet dhe komode në botë.

Si pjesë e ndërtesës u ndërtuan 17 fusha futbolli për 180 sportistë dhe një staf prej rreth 100 personash janë të punësuar në qendrën stërvitore.

Paris Saint-Germain shpreson të nisë një cikël të ri me shumë suksese nën drejtimin e Luis Enrique. Ish-trajneri i Barcelonës pasoi Christophe Galtier, të cilit i është ndërprerë kontrata me pëlqim të dyanshëm.

Lojtarët e PSG-së do të kenë ende disa ditë pushim dhe do t’i rikthehen stërvitjeve në qendrën e re stërvitore nga e hëna e 10 korrikut. /Telegrafi/

Exit mobile version