Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacion, por pavarësisht kësaj ato po ndodhin vazhdimisht. Vetëm gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsejtë 42 aksidente në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 20-26/01/2025 ka shqiptuar 1183 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
“Janë raportuar 42 aksidente, dhe janë lënduar 16 persona. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/