Lojtarët e Bayern Munichut kanë festuar triumfin në Ligën e Kampionëve deri në orët e vona.
Bavarezët mposhtën 1-0 Paris Saint-Germainin me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.
Njeriu i kësaj feste të organizuar ishte Alphonso Davies që me kërcimin e tij i argëtonte edhe lojtarët e Bayern Munichut.
Në këtë festë nuk kishte se si të mungonin as bashkëshortet e të dashurat e lojtarëve të skuadrës gjermane, derisa në foto ishin ajo e Thiago Alcantaras dhe Philippe Coutinhos.
Davies më pas ka publikuar edhe një foto duke pushuar kokën e tij në trofeun e Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich më pas ka publikuar disa foto të lojtarëve të tyre në rrjetet sociale, ku shihet një festë e madhe e tyre.
Kujtojmë se skuadra gjermane arriti të mbyllte edicionin 2019/20 me tripletë, me trofetë e fituar edhe në Bundesligë e DFB Pokal. /Telegrafi/