Telegrafi

Brenda Etihad Stadium, rinovimet e kanë shndërruar në një stadium modern, me pishina, restorant dhe tunel të magjishëm (Foto)

Manchester City e ka rinovuar stadiumin Etihad dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të sezonit të ri. 

Kjo ka ndodhur shkaku që trajneri Pep Guardiola ka kërkuar ndryshime.

City kërkon që edhe nga stadiumi tu ngjajë klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa Sportsmail ka publikuar disa foto.

Rinovimi i ri përfshin një rivendosje të plotë të hapësirës së ekipit të parë dhe një suitë mikpritjeje, si dhe dhoma të reja për ekipet e vizitorëve dhe zyrtarëve.

Gjëja më e bukur mbetet tuneli i cili tashmë ka qasje edhe për tifozët që t’i shohin lojtarët.

Këto do të jenë të gatshme për ndeshjen e parë në Ligën Premier kundër Evertonit.

Aty ka edhe pishina reja të hidroterapisë që do të instalohen për yjet që do të përdoren menjëherë pas lojërave.

Gjithashtu janë ndërtuar edhe zona shtesë për ngrohje. /Telegrafi/