Telegrafi

Brenda dhomës së djalit të Kylie Jenner

Anëtari më i ri i familjes Kardashian-Jenner tashmë po jeton një jetë luksoze – edhe pse është vetëm gjashtë javësh.

Kylie Jenner u dha fansave një paraqitje të shkurtër të shtatzënisë së saj në një video 10-minutëshe në YouTube të titulluar “To Our Son”.

Jenner dhe i dashuri Travis Scott mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 2 shkurt 2022.

Në videon e publikuar të hënën, 24-vjeçarja zbuloi se kishte pasur një ‘baby shower’ me temë gjirafe dhe ndau pak nga dhoma me ngjyra neutrale e bebes.

Por në një det ngjyrash të heshtura dhe libra për fëmijë, ranë në sy ariu nga pelushi Louis Vuitton me vlerë rreth tetë mijë euro dhe koleksioni mbresëlënës i atleteve të djalit të vogël të Kylie.

Lexo po ashtu Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë emrin e djalit, ai nuk quhet më Wolf

Ariu i rrallë është i printuar me monogramin klasik të Louis Vuitton dhe nuk gjendet më në dyqane. Fillimisht i lëshuar gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj të vjeshtës 2004 të Louis Vuitton, që nga ajo kohë është rritur në vlerë dhe konsiderohet si një artikull koleksionist – është aktualisht i listuar për një çmim marramendës prej 20,550 dollarësh në Farfetch.

Ndërkohë, dollapi i atleteve ishte mbushur me Nike, duke përfshirë një palë këpucë me stampim të babit Scott’s Air Jordan 6 TD Cactus Jack.

Vajza e Jenner, Stormi, udhëhoqi paraqitjen e dhomës, duke hapur derën për personin që kreu xhirimet dhe duke lënë pas një vizatim për vëllanë e saj të vogël.

“Shiko dhomën e foshnjës”, tha 4-vjeçarja e emocionuar përpara se të shkonte të luante me disa nga lodrat e tij.

Jenner dhe Scott mirëpritën Stormin në shkurt të vitit 2018 pas lidhjes për gati një vit. Edhe pse në video dyshja duket se janë të entuziazmuar nga ardhja e fëmijës së tyre të dytë, javën e kaluar manjatja e grimit foli për betejat e saj pas lindjes.

“Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time. ka qenë sfiduese mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht”, tha Kylie në Instagram Stories.

Lexo po ashtu Kylie Jenner thotë se periudha pas lindjes së djalit ka qenë e vështirë për të

Jenner tha se zgjodhi të flasë për vështirësitë e saj pas lindjes, në mënyrë që nënat e tjera të reja të ndjejnë më pak “presion” për t’u kthyer në jetën e tyre normale. /Telegrafi/