Telegrafi

Brenda autobusit 500 mijë eurosh të Unitedit: Ai pësoi shumë dëmtime, por i mbajti lojtarët të sigurt (Foto/Video)

Para takimit mes West Ham Unitedit dhe Manchester Unitedit ishim dëshmitarë të skenave të shëmtuara.

Në fakt, huliganët e skuadrës së West Hamit sulmuan autobusin që barte futbollistët e “Djajve të Kuq”.

Por, për fat të mirë të futbollistëve përveç dëmeve materiale të autobusit, asnjë lojtarë nuk pësoi ndonjë lëndim ani pse hedhjet me gurë ishin të shumta, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo në saje të autobusit superluksoz, i cili kushton hiq më pak se 500 mijë euro.

Autobusi ka një shtresë të jashtme, e cila është xham i dyfishtë dhe është i blinduar.

Brenda saj është një kuzhinë për futbollistët, një tualet të stilit të aeroplanëve, 38 karrige ekologjike, 24 televizorë dhe shumë gjëra të tjera.

Kujtojmë se takimi mes këtyre dy ekipeve përfundoi në dobi të Weest Hamit, e cila triumfoi me rezultat 3:2. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TWhvPlT5MH0