Fotografitë e reja të publikuara të martën dhe që janë shkrepur gjatë natës, shfaqin momentet kur merr fund prezenca ushtarake amerikane në Afganistan, kur divizioni 82-të i forcave ajrore largohet nga aeroporti i Kabulit, duke i dhënë kështu fund luftës 20-vjeçare.
Komandanti i divizionit të 82-të, gjeneral-major Christopher Donahue, ishte pjesëtari i fundit i ushtrisë që u fotografua duke u larguar me aeroplan nga Kabuli gjatë të hënës mbrëma, transmeton Telegrafi.
E gjenerali Frank McKenzie, kreu i komandës qendrore i ushtrisë amerikane, ka njoftuar se aeroplanët e fundit ishin larguar nga aeroporti i Kabulit rreth orës 3:29 sipas kohës në Washington, apo vetëm një minutë para mesnatës në Kabul.
Pas aeroplanit të fundit që është ngritur në ajër, Donahue kishte pranuar një telefonatë nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili kishte ndjekur përmes imazheve satelitore procesin e evakuimit nga qendra operative në Pentagon. /Telegrafi/