Site icon Telegrafi

BREGU I LUMIT

Nga: Agnes Obel (kënga “Riverside” nga albumi i saj i parë “Philharmonics” i vitit 2010)
Përktheu: Besnik Hamiti

Poshtë te lumi pranë lundrave
Ku gjithkush shkon me qenë vetëm
Ku nuk sheh asnjë lindje dielli
Poshtë te lumi do të vrapojmë

Kur ujë pimë në llum lumi
Shiko gurët në shtrat të tij
Në sy ta shoh
Që kurrë s’ke qenë në breg lumi

Poshtë afër ujit në shtrat lumi
Dikush të thërret, dikush të thotë
Noto me rrjedhën e le të bartë tej
Poshtë te lumi ditë e përditë

Oh Zot, e shoh si thellësi e lumit shqyen çdo gjë
E s’e di pse prapë këtu vij
Poshtë te bregu i lumit
Kur ai lumë plak të rrjedh para syve

Për të shpërlarë ndyrësirën nga bregu
Afroju ujit krejt ngat
Lumi do të bëhet për ty sy e vesh
Fillikat vetëm ec për tehu

Të bie në ujë siç bie guri
Ngrirë deri në palcë të eshtrave
Pse vij këtu fillikat vetëm

Oh Zot, e shoh si thellësi e lumit shqyen çdo gjë
E s’e di pse prapë këtu vij
Poshtë te bregu i lumit

 

Exit mobile version