Bregu i Fildishtë ka arritur ta sigurojë biletën e kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës në penallti (6-5), pasi 90 minutat dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barbartë 1-1.
Senegali mori epërsinë shumë herët me anë të Habib Diallo (4’) i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Manes.
Habib Diallo gives Senegal the lead against Ivory Coast which was assisted by Sadio Mane 🦁 pic.twitter.com/0kVXpWSRbm
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) January 29, 2024
Bregu i Fildishtë pati mundësinë që ta barazonte rezultatin përmes Seko Fofanas (41’) por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portës.
Pjesa e dytë prodhoi më shumë raste për gol, ku Bregu i Fildishtë e gjeti eventualisht golin e barazimit.
Senegali pati dy mundësi përmes Sadio Manes dhe Lamine Camaras për të dyfishuar rezultatin, mirëpo mungoi finalizimi.
Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, senegalezët shkaktuan një ndërhyrje të palejueshme brenda zonës së rrezikshme.
Franck Kessie (86’) u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për të barazuar shifrat në 1-1 dhe për të çuar ndeshjen në vazhdime.
https://twitter.com/Emini_Sir_Kay/status/1752086342404595745
Edhe në 30 minuta vazhdime kjo ndeshje nuk prodhoi fitues, andaj u deshën penalltitë për të vendosur fituesin e këtij takimi.
Në penallti më të saktë u treguan Bregu i Fildishtë (6-5) dhe kështu u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës./Telegrafi/