Site icon Telegrafi

Braziliani mori pesë doza të vaksinës, ai u kap në përpjekjen e gjashtë

Ilustrim

Autoritetet e Rio de Janeiro po hetojnë aktualisht sesi një banor arriti të marrë të paktën pesë doza të tre vaksinave të ndryshme kundër coronavirusit.

Sipas raporteve, burri anonim po ndihet mirë pasi mori pesë vaksina gjersa u kap duke u përpjekur të merrte dozën e gjashtë.

Sipas të dhënave zyrtare, një burrë i paidentifikuar filloi të marrë vaksina kundër COVID-19 në muajin maj, pastaj vazhdoi në qershor dhe korrik, derisa stafi në stacionin e vaksinimit, kur burri u përpoq të merrte dozën e gjashtë, zbuloi se për çfarë bëhej fjalë.

Raportet e marra nga mediat braziliane tregojnë se burri së pari mori vaksinën Pfizer më 12 maj, pastaj Astrazeneca më 5 qershor. Rreshti tjetër ishte doza e Sinovacut më 17 qershor, pas së cilës braziliani shkoi për dozën e dytë të Pfizer më 9 korrik dhe përfundoi “maratonën” më 21 korrik, gjithashtu me Sinovacun.

Autoritetet fillimisht besuan se kishte mangësi në regjistrat elektronikë, megjithatë, një hetim nga Departamenti i Shëndetit në Komunën e Rios tregoi se nuk kishte ndodhur asnjë gabim.

“Rasti është duke u hetuar në mënyrë që të përcaktohet nëse ka pasur një gabim gjatë regjistrimit në sistem apo ndonjë parregullsi tjetër”, thuhet në raportin e Departamentit të Shëndetit Komunal. /Telegrafi/

Exit mobile version